Qytetarët nga Drenasi dhe fshatrat e tij, janë mobilizuar me plot entuziazëm për fitorën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu thotë kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, ka takuar qytetarë e aktivistë të kësaj partie në nëndegët Drenasi I, Drenasi II dhe Gllobari.
“Mobilizim dhe entuziazëm i madh i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar. Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër”, ka shkruar Shala.
Shala shtoi se PDK-ja është e vetmja parti që iu ofron qytetarëve rritje të pagave.
“PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj. PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën! #FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134”, është shprehur Shala. Insajderi.org
SHPËRNDAJE