Përkujtohen dëshmorët e rënë me 14 Prill të vitit 1999

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Bejtë e Hajzer Rexhepi, Fazli Qerkini, Mehdi Hoxha, Agron Berisha e Naim Tiku, nënkryetari i Komunës, Arben Shala me disa drejtor të drejtorive komunale e familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Nënkryetari Shala gjatë homazheve tha se përkujtimi i datave kur kujtojmë dëshmorët, mbetet pjesa më e ndritshme e historisë sonë për çlirimin e vendit. Me respekt përkulemi para vendeve ku prehen trupat e tyre, duke marr motiv për punë të mira në shtetndërtim.

SHPËRNDAJE