Të mërkurën është bërë përurimi i 5 shtëpive për familjet ne nevojë të Komunës së Drenasit.
Në përurimin e këtyre shtëpive, çelësat i ka dhuruar Hoxhë Halil Kastrati dhe nënkryetari i Komunës, Arben Shala.
Familjet përfituese janë zgjedhur nga komisioni i caktuar nga Komuna në koordinimin me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Shtëpitë e banimit për familjet në nevojë, janë ndërtuar në bazë të marrëveshjes së bashkëfinancimit mes Komunës së Drenasit dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ku në vitin 2019, kryetari Lladrovci dhe Hoxhë Halil Kastrati kanë bërë nënshkrimin e kësaj marrëveshje për ndërtimin e 7 shtëpive, ndërsa një është ndërtuar nga shoqata përmes bamirësve për shkak të bashkëpunimit që ka shoqata me komunën.
3 shtëpi për familjet në nevojë janë përuruar vitin e kaluar, ndërsa sot 5 të tjera. Vonesat për ndërtimin e këtyre shtëpive, janë bërë për shkak të pandemisë.
Në fund të vitit të kaluar, kryetari Lladrovci dhe Hoxhë Halil Kastrati kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për ndërtimin edhe të 24 shtëpive të tjera, të cilat do të përfundojnë gjatë këtij viti, ndërsa 2 shtëpi të tjera do t’i ndërtoj shoqata përmes fondit nga bamirësit dhe kjo behët për shkak të bashkëpunimit të mirë që ka shoqata me komunën.
SHPËRNDAJE