Shënimi i Ditës Olimpike me nxënës të lindur në vitin e Pavarësisë

944 nxënës të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008), gjegjësisht nxënës të klasave të VII, nga ta 419 vajza dhe 525 djem u organizuan të shënojnë “Ditën Olimpike” tashmë aktivitet tradicional.

Të ndarë në 9 vendtakime, përkatësisht në 8 shkolla dhe sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke u përfshirë të gjithë nxënësit e shkollave të Drenasit të vitit 2008. Këta nxënës që ishin të veshur me fanella me mbishkrimin e Ditës Olimpike dhe të pajisur me medalje, në formë simbolike, vrapuan në shënim të “Ditës Olimpike”.

Aktiviteti i shënimit të Ditës Olimpike u realizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në sheshin “Fehmi Lladrovci” u mblodhën 103 vajza dhe 137 djem në total 240 nxënës dhe të pranishëm në hapje ishte Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim z. Muhamet Gjoka dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Shqipe Zogu, e cili falënderoj nxënësit për pjesëmarrje bashkëpunëtorët për organizimin dhe potencoi simbolikën e këtij aktiviteti dhe të gjeneratës së lindur në vitin e pavarësisë.

SHPËRNDAJE