Komuna e Drenasit ka publikuar tabelën e vlerësimit të dëmeve në shtëpi banimi nga vërshimet e ndodhura në janar.
Në listë janë 87 aplikues të cilët do të përfitojnë gjithsejtë 68 mijë euro, raporton DrenicaOnline.
Vlera e dëmeve është llogaritur nga komisioni 198.638.00 euro ndërsa sipas vendimit të qeverisë 02/59 dt. 21.01.2021 do të kompensohet 34% e dëmit.
Aplikuesit do të përfitojnë nga 47 euro deri në 3447 euro, varësisht nga dëmet e shkaktuara.
Më poshtë gjeni tabelën e publikuar dhe sqarimin e komisionit për këtë proces:
SHPËRNDAJE