Kryetari i Komunës ë Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Shqipe Zogu, kanë pritur në takim fituesit e Kupës së Kosovës në Futsall, klubin “Fc Liqeni” nga Drenasit të cilët ditë me parë kanë sjellë Kupën e Kosovës në Futsall në Drenas.
Kryetari Lladrovci, ka përgëzuar klubin për rezultatin e arritur dhe ka uruar suksese të mëtutjeshme në garat sportive. Lladrovci ne këtë takim i ka ndarë edhe mirënjohje për sukseset e treguar në Futsall gjatë sezonit 2020/2021 si Fitues i Kupës së Kosovës.
Ndryshe, Klubi “Fc Liqeni” nga Drenasi është themeluar në vitin 2019 dhe për një periudhë kaq të shkurtër kanë arritur rezultatet që Komunën e Drenasit e bëjnë krenar me fitues të Kupës në nivel vendi për Futsall.
SHPËRNDAJE