Më rastin e ditës së lindjes së Komandantit Xheladin Gashi-Plaku, dhe ditën e shkollës, në objektin e shkollës së Komoranit që mban edhe emrin e Komandantit, është vendosur vepra artistike e autorit Besart Gashi “Liria ka emër” me portret të Komandantit Xheladin Gashi-Plaku.
Në vendosjen e kësaj vepre artistike, kanë marr pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtori i shkollës, bashkëluftëtarë, familjar të Komandantit Gashi, mësimdhënës, nxënës e qytetarë.
Nënkryetari Shala, ka përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit Ramiz Lladrovci dhe ka uruar për shënimin e ditës së shkollës. Shala ka përgëzuar artistin nga Drenasi për punimin e kësaj vepre artistike dhe ka ftuar mësimdhënësit dhe nxënësit që ta nderojnë Komandantin Xheladin Gashi-Plaku duke u kujdesur në edukimin e brezave dhe ruajtjen e kësaj vepre artistike si thesar të çmuar.
SHPËRNDAJE