Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë takuar sot nënkryetarin e PE-së, Rainer Wieland.
Hoxhaj ka shkruar se ky ka qenë takim mes miqsh, ndërsa e ka falënderuar Welandin për mbështetjen që i jep Kosovës dhe interesimin e tij për Drenasin.
“Takim mes miqsh, me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin”, ka deklaruar ai.https://465d16a5a75ba0ad3d5f3fccdb20e264.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
“Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit”, ka shkruar tutje Hoxhaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
SHPËRNDAJE