Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka, gjatë ditës së sotme priti në takim drejtorin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”, Mentor Sahiti dhe nxënësen Armira Muqolli.
Kryetari Lladrovci, ndër të tjera theksoi që mbetet i përkushtuar që të ndihmoj të gjitha shkollat nga Drenasi që të forcohet, mirëmbahet dhe thellohet ky bashkëpunim ngase shkëmbimi i përvojave evropiane sjell shumë përparësi në arsim, si përvoja unike, zgjerim të horizontit dhe pikëpamjeve për botën, zhvillim të personalitetit, mundësi dhe njohje të reja.
Nxënësja nga gjimnazi, Armira Muqolli, fituese në Kampin Veror Ndërkombëtar 2022 do t’i përfaqësojë shkollat e Drenasit në Parlamentin Evropian në Bruksel nga 19.07.2023 – 22.07.2023.
Shkëmbimi i përvojave të shkollave nga Drenasi, tash e disa vite me shkolla të vendeve të BE-së është vërtetë mbresëlënës.