Drenasi certifikon 74 mësimdhënës për trajnime pedagogjike

Komuna e Drenasit mbështet zhvillimin profesional të mësimdhënësve
Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me DKA-në dhe organizatën KosEd, po vazhdon angazhimin për të fuqizuar zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shkollat tona.
Sot u certifikuan 74 mësimdhënës që përfunduan me sukses trajnimin “Praktikat pedagogjike të bazuara në dëshmi”, i cili përbëhej nga 8 module. Trajnimi u realizua në shkolla të ndryshme të komunës dhe u udhëhoq nga vetë mësimdhënësit me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.
Certifikimi u zhvillua në këto shkolla:
• Sh.f.m.u. “Zenel Hajdini” – Tërstenik I
• Sh.f.m.u. “Xheve Lladrovci” – Gllanasellë
• Sh.f.m.u. “Rexhep Gjeli” – Likoshan
• Sh.f.m.u. “Rilindja” – Dobroshec
• Sh.f.m.u. “Fazli Grajçevci” – Vasilevë
Pjesëmarrësit kishin përfunduar më herët vetëvlerësimin e shkollës dhe vlerësimin nga kolegët, çka ka ndihmuar në përcaktimin e moduleve më të përshtatshme për trajnimin.
Së shpejti do të vijojë edhe certifikimi i mësimdhënësve të shkollave të tjera ku është përmbyllur ky projekt.
Faleminderit të gjithë mësimdhënësve për angazhimin e tyre, si dhe DKA-së dhe kryetarit të komunës për përkrahjen e vazhdueshme në fuqizimin e arsimit në Drenas.

SHPËRNDAJE