Limaj në Nekoc e Kishnarekë merr mbështetje të madhe

Bashkëluftëtarët e Nekocit dhe Kishnarekës po rreshtohen me Çlirimtarët e 121 për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bashkë edhe me vëllain e bacës Jakup, njëherit kandidatin tonë për deputet, Avdylin, sot takuam bashkëluftëtarë, veprimtarë e të rinj në Nekoc dhe Kishnarekë të Drenasit, për të bashkëbiseduar për kauzën tonë për Çlirimtarët”, ka thënë lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai ka kërkuar mbështetjen e bashkëluftetarëve për ta mbështetur projektin e tyre dhe kandidatët e Drenasit, Avdyl Krasniqi, Mustafë Hoxha e Mehdi Thaqi, transmeton DrenicaOnline.

“Beteja jonë kombëtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, sllogani ynë me Çlirimtarët dhe numri ynë 121 janë vlera, të cilave ne fuqishëm u besojmë, i ndjejmë dhe i mbrojmë”, ka thënë Limaj.

“Fryma jonë çlirimtare tashmë është prezente në çdo familje të Nekocit, Kishnarekës dhe Drenasit në përgjithësi, sepse është e drejtë dhe jetike për Kosovën dhe pas 14 shkurtit, përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë në përkrahje dhe promovim të kësaj fryme dhe çdo kauze tjetër me interes kombëtar”, ka deklaruar ish komandant “Çeliku”./DrenicaOnline/

SHPËRNDAJE