Ferat Shala, kandidat i PDK-së për deputet, ka vazhduar takimet mobilizuese me qytetarët e komunës së Drenasit, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Shala ka qëndruar në fshat Arllat të Drenasit, nga ku ka marr mbështetje të palëkundur për PDK-në dhe planin e Rimëkëmbjes.
Postimi i plotë i Shalës:
Arllati sonte hapi zemrën për Partinë Demokratike të Kosovës.
Arllatasit dëshmuan edhe kësaj here se janë të palëkundur në idealet e mëdha mbi të cilat qëndron PDK-ja: liria, pavarësia, shtetndërtimi.
Ata kanë besim të plotë se vetëm programi #Rimëkëmbje mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza ku e kanë zhytyr dy qeveritë e dështuara, Kurti e Hoti.
Edhe Arllati #PDK #Rimëkëmbje #FeratShala14 /Insajderi.org
SHPËRNDAJE