Asfalti në Nekoc dëmtohet pa i bërë një vit, Lladrovci e obligon firmën të riparoi dëmet

Para disa muajve, është asfaltuar rruga me gjatësi rreth 600 metra në fshatin Nekoc, rrugë kjo e cila për shkak të cilësisë së dobët të asfaltit është dëmtuar.

Pas informacioneve të marra nga banorët e fshatit dhe nga anëtari i Kuvendit të Komunës, Hamit Kastrati, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i ka marr të gjitha masat për sanimin e këtij dëmi.

Lladrovci ka urdhëruar kompaninë që t’i merr përsipër të gjitha dëmet, të sanoj në afatin sa me të shkurtër dëmet dhe të vendos asfaltin e ri, pas largimit të shtresës paraprake.

Pas raportimit të këtyre dëmeve, kryetari Lladrovci ka kërkuar nga ekspertë të Drejtorisë së Infrastrukturës për të konstatuar cilësinë e punimeve. Pas vlerësimit, është konstatuar se dëmi ka ardhur si rrjedhojë i cilësisë së dobët të asfaltit, e jo shkak të bazamentit të kësaj rruge. Menaxheret e kontratës nuk e kanë bërë pranimin teknik të punimeve.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, falënderon të gjithë banorët e fshatit Nekoc për bashkëpunimin dhe ka ndërmarrë të gjitha masat për dëmet e shkaktuara nga operatori, duke siguruar se asfalti do të jetë i përfunduar ashtu siç është nënshkruar kontrata.

Kryetari Lladrovci i bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që kanë nënshkruar kontrata me komunën e Drenasit, që t’i përmbahen kontratave të nënshkruara, ashtu sikur deri sot, nuk do të ketë asnjë kompromis për asnjë punë që nuk kryhet në përputhje me kontratën. Komuna zotohet se do të vazhdojë me punë meritore për qytetarët e komunës së Drenasit.

SHPËRNDAJE