Drenas, shërbimet laboratorike në QKMF tani ofrohen edhe të shtunave

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas po vazhdon me përkushtim krijimin e kushteve më të mira për shërbime cilësore në sektorin e shëndetësisë, duke e vendosur mirëqenien sociale si prioritet për përmirësimin e kujdesit ndaj qytetarëve.

Drejtoria njofton qytetarët e komunës së Drenasit se, që nga muaji nëntor 2024, shërbimi laboratorik në QKMF “Dr. Hafir Shala” në Drenas do të jetë i hapur edhe të shtunave, për të përmbushur më mirë nevojat shëndetësore të qytetarëve.

Drejtoresha e DSHMS ka theksuar se këto ndryshime janë pjesë e angazhimit për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të përmbushur më mirë kërkesat e qytetarëve./Telegrafi/

SHPËRNDAJE