Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur rezultate të kënaqshme. Tashmë kur janë numëruar shumica e votave të votave për kandidatë, Indeksonline ju sjellë kandidatët potencial për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Theksojmë se lista mund të ndryshojë, varësisht nga numri i votave nga diaspora dhe atyre me kusht.
Nëse trendi i votave mbetet i njëjtë, ky do të jetë grupi parlamentar i PDK-së për këtë legjislaturë.
Kujtojmë në këtë listë nuk janë të përfshira edhe votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Këta janë kandidatët potencial nga radhët e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës:
- Enver Hoxhaj
- Uran Ismaili
- Bedri Hamza
- Mërgim Lushtaku
- Memli Krasniqi
- Ferat Shala
- Xhavit Haliti
- Abelard Tahiri
- Elmi Reçica
- Rashit Qalaj
- Bekim Haxhiu
- Hajdar Beqa
- Ardian Kastrati
- Kujtim Gashi
- Eliza Hoxha
- Blerta Deliu
- Ganimete Musliu
- Ariana Musliu-Shoshi
- Filloreta Fejzullahu
- Evgjeni Thaçi
- Adelina Grainca
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.
E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.
Megjithëkëtë, ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt./IndeksOnline
SHPËRNDAJE