Lladrovci ka shkruar se “me emocione, kujtojmë ushtarët dhe oficerët e UÇK-së të rënë në beteja gjatë luftës çlirimtare, për vizionin e tyre, ëndrrën e çlirimit dhe fuqizimit të ushtrisë tonë, krah ushtrisë dhe shtetit amerikan”.
Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:
Krenar me Kuvendin që njëzëri votoi që të jetësohet urdhri “Gatitu” për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përtej kufijve të Republikës sonë, krah ushtrisë amerikane. Me emocione, kujtojmë ushtarët dhe oficerët e UÇK-së të rënë në beteja gjatë luftës çlirimtare, për vizionin e tyre, ëndrrën e çlirimit dhe fuqizimit të ushtrisë tonë, krah ushtrisë dhe shtetit amerikan.
Më shumë se kurrë, sot urdhri “gatitu”, merr peshë e kuptim, sepse po realizohet ëndrra jonë për ushtri profesionale dhe të gatshme të veprojë me aleatët tanë, në dobi të paqes dhe vlerave demokratike.Urime ushtarë, oficerë të FSK-së dhe qytetarë. Urime bashkëpunimi me Ushtrinë amerikane!
SHPËRNDAJE