Ky është kandidati i PDK-së që në Drenas mori më së paku vota

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sevdi Dernjani, në Drenas ka marr më së paku vota nga gjithë kolegët e tjerë nga partia e tij.

Ai në këtë komunë ka arritur t’i sigurojë vetëm 14 vota.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të marrë mbi 13 mijë vota në Komunën e Drenasit.

Kujtojmë se Drenasi e Skenderaj bashkë i kanë siguruar PDK-së rreth 27 mijë vota. Janë të vetmet komuna ku PDK ka fituar zgjedhjet.

SHPËRNDAJE