Zyrtarja për Informim dhe Monitorim të Mediave në Komunën e Drenasit, Laureta Thaqi është emëruar Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport.
Emërimi i saj në këtë pozitë është përmbushje e zotimit të kryetarit Ramiz Lladrovci për të emëruar të rinjë në vendimmarrje.
Ajo ka falënderuar kryetarin për besimin, duke u shprehur se ligjshmëria, llogaridhënia dhe transparenca do të jenë udhërrëfyese të angazhimit në këtë drejtori.
“Falënderoj kryetarin Lladrovci për besimin e madh që ka ndaj meje së pari si zyrtare, zëvendësime në detyra të ndryshme dhe tani si drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Zotimi im është i lidhur ngushtë me vlerat e zbatimit të ligjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës, vlera këto si familje me kontribut gjatë luftës, do të jenë udhërrëfyese të angazhimit tim, të cilin e kam dëshmuar edhe në zëvendësime në dy drejtori tjera në këto dy vite të fundit.
Faleminderit kryetar, dalshim faqebardh, kampion të qeverisjes së mirë, ka shkruar ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.Më shumë nga interneti
Laureta Thaqi, një vajzë e suksesshme nga fusha e mediave, studente e dalluar e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ku ka fituar edhe bursa për rezultate në studime, me përvojë në mediat elektronike e të shkruara, bijë e dëshmorit, sot i është dhënë besimi për të udhëhequr DKRS-në në Drenas.
Kjo nuk është hera e parë që i besohet një pozitë e tillë në vendimmarrje, pasi kryetari Lladrovci e ka emëruar edhe më parë si zëvendësim drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.
Ajo ka marr edhe vlerësime të shkëlqyera për punën si zyrtare për informim në Zyrën për Komunikim me Publikun.
Laureta Thaqi ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin ‘Gazetari’ në Universitetin e Prishtinës dhe mastër në ‘Shkencat e komunikimit’.
SHPËRNDAJE