Mbahen dëgjimet buxhetore në bashkësinë e Dobroshecit, Tërstenikut dhe Baicës

Të martën ka filluar cikli i dëgjimeve buxhetore në bashkësi lokale për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.

Në këto dëgjime merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, administrator të vendbanimeve dhe përfaqësues të lagjeve.

Pas marrjes së Qarkores Buxhetore 2020/01 të lëshuar nga Ministria e Financave, dëgjimi i parë është mbajtur ne bashkësinë e Dobroshecit me banorë të fshatrave; Gradicë, Likoshan, Gllanasellë, Godanc, Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, pastaj takimet kanë vazhduar edhe në bashkësinë e Tërstenikut me banorë të Tërstenikut I dhe II, Shtuticë, Vërboc e Polluzhë. Po ashtu dëgjimet buxhetore janë mbajtur edhe në bashkësinë e Baicës me banorë të fshatrave, Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë e Damanek.

Dëgjimet buxhetore janë mbajtur me këtë rend dite; informata e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2022-2024, lista e investimeve kapitale dhe kërkesat e banorëve.

Synimet e Komunës së Drenasit në këto dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024, janë që të shpalosin para qytetarëve procedurën e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet që janë në interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.

Të pranishmëve, përpos që i është shpërndarë materiali informues i linjave buxhetore dhe draft-lista e investimeve kapitale, po ashtu edhe i është sqaruar nga të pranishmit rëndësia e këtyre dëgjimeve, ndërsa të pranishmit kanë dhënë sugjerimet e tyre, kërkesat dhe projektet që janë me interes të përgjithshëm të kryhen në vitin e ardhshëm.

Të pranishmit në këto takime, bashkësinë lokale të Dobroshecit, Tërstenikut e Baicës, janë njoftuar se projektet për vitet e ardhshme nuk do të këtë vetëm nga draft-lista që kanë para vetës dhe propozimeve që ata japin, por edhe projektet të tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, buxheti i Komunës për vitin 2022 do të jetë mbi 15 milion, kurse për investime kapitale për realizimin e projekteve do të jenë afër 4 milion.

Dëgjimet buxhetore të do të vazhdojnë të mbahen edhe nesër (09.06.2021). Duke filluar nga ora 10:15 në shkollën e fshatit Arllat, “Abedin Bujupi” do të mbahet dëgjimi me banorët e fshatrave; Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak dhe Gjurgjicë. Në ora 13:15 në shkollën “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran do të mbahen dëgjimet me banorët e fshatrave; Komoran I, II, III dhe IV, Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epërm dhe Sankoc. Ndërsa po me këtë datë (09.06.2021) duke filluar nga ora 14:40 në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas do të mbahet dëgjimi buxhetor me banorët e Drenasit I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.

Ju mirëpresim të jeni pjesë e dëgjimeve për planifikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe projeksionit për vitet 2023-2024.

SHPËRNDAJE