Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës, Gani Krasniqi, në prani të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci dhe anëtarëve të kuvendit, është mbajtur mbledhja e kuvendit, ku Milaim Hajdari është zgjedhur kryesues i KK-së së Drenasit.Me 19 vota për, Milaim Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur kryesues i kuvendit komunal për mandatin 4 vjeçar në komunën e Drenasit.Pas zgjedhjes së tij me shumicë votash, Hajdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për besimin e dhënë dhe përkrahjen e asamblistëve për të udhëhequr kuvendin komunal.Në seancë morën pjesë 31 anëtarë, dhe komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit u përkujdes që procesi votimit të jetë konform legjislacionit në fuqi.
SHPËRNDAJE