Përurohet pllaka përkujtimore në Fushticë të Poshtme, pranë shtëpisë shtab të UÇK-së të familjes së Xhemail Halim Xhemës

Sot gjatë ditës është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore pranë shtëpisë shtab të UÇK-së të familjes së Xhemail Halim Xhemës në Fushticë të Poshtme.

Në këtë përurim mori pjesë edhe kryetari Lladrovci me bashkëpuntorë.

Në një fjalë rasti kryetari Lladrovci theksoi se kjo pllakë është dëshmi e historisë sonë të re, të Fushticës dhe të gjithë kësaj ane atdhetare.

“Kjo pllakë dëshmon një pjesë të historisë tonë të re të Fushticës dhe kësaj ane atdhetare. Dëshmon se organizimi dhe rezistenca ishte aktive e familjeve dhe lagjeve tona.

Sot, kjo shenjë do të mbetet në memorien kolektive, si shtëpi, si vend dhe si pikënisje për çlirim. Edhe më herët publikisht kam kërkuar nga Ministria e Kulturës që të krijohet sektori i veçantë për trashëgiminë tonë historike, që institucionet të merren me shënjimin, organizimin dhe identifikimin institucional të të gjitha vendeve tona me rëndësi për historinë tonë e sidomos atë të UÇK-së.

Kjo trashëgimi nuk guxon të harrohet, kjo trashëgimi është me vlerë për neve dhe gjeneratat që do të vinë, për të parë se cili ishte çmimi i lirisë, cila ishte vlera e lirisë, sa i çmuar ishte çlirimi i vendit tonë.

Nderim për përkushtimin atdhetar të familjes Xhema, familjeve të dëshmorëve të kësaj ane, invalidët dhe veteranët e UÇK-së. Lavdi të rënëve për çlirimin e vendit tonë! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ishte fjalimi i kryetarit Lladrovci në rastin e përurimit të kësaj pllake.

Kryetari Lladrovci nuk la pa përmendur edhe ata që ishin pjesë e kësaj historie por që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës, duke theksuar që pa ta historia jonë nuk është e përmbushur sepse ishin pjesë e pandashme e kësaj historie, ishin vet historia.

SHPËRNDAJE