Petrit Gashi: Faturat në qiell e shtyllat për toke në Llapushnik

Në dy vitet e kaluara (për të mos thënë gati që nga paslufta) rryma ka qënë një prej problemeve kryesore për banorët e Llapushnikut.

Kështu është shprehur asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Petrit Gashi.

Ai thotë se investimet janë zero në lagje e faturat janë shumë shifrore.

“Investimet janë të ngrira e faturat janë të fryera, sepse ne asnjëherë nuk na vizitojnë investuesit por vetëm inkasantet”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Gashit:

Faturat në qiell e shtyllat për toke, ky është investimi i KEDS në lagjen tonë.

Në dy vitet e kaluara (për të mos thënë gati që nga paslufta) rryma ka qënë një prej problemeve kryesore. Kemi lajmëruar disa herë në mes të Dimrit që mbetenim pa rrymë si rezultat i shtyllave të dëmtuar.

Sot, përsëri qytetaret po rrezikohen dhe po dëmtohen pronat e tyre, madje tepër e papranueshme. Investimet janë zero në lagje e faturat janë shumë shifrore. Investimet janë të ngrira e faturat janë të fryera, sepse ne asnjëherë nuk na vizitojnë investuesit por vetëm inkasantet.

Pothuajse në të gjitha lagjet gjendja është e tillë, prandaj nuk kemi nevojë për foto por për investime.

Nëse këtë vit nuk përfundon rrjeti ftoj gjithë bashkëfshatarët të bojkotojnë pagesën e rrymës.

#BollMa

SHPËRNDAJE