Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 14 shkurtit të votojnë për Arben Dautaj, nr. 79 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Arben Dautaj, ardhja jote në Kosovë dhe pjesëmarrja jote në listën zgjedhore të PDK-së, nga Amerika, është vlerë e madhe jo vetëm për komunën e Drenasit, por për tërë Kosovën”, ka thënë Lladrovci.
Statusi i plotë i Lladrovcit:
Miku e mësuesi im i nderuar, Arben Dautaj, ardhja jote në Kosovë dhe pjesëmarrja jote në listën zgjedhore të PDK-së, nga Amerika, është vlerë e madhe jo vetëm për komunën e Drenasit, por për tërë Kosovën.
Dashuria Juaj pa kushte për vendin dhe puna e pakursyer për ta mbështetur dhe për ta përkrahur Kosovën dhe kombin shqiptar, më obligon që t’i bëj thirrje qytetarëve të komunës së Drenasit dhe më gjerë, të votojnë për Juve.
Cilësitë tuaja njerëzore, profesionale dhe veprimtaria e shquar patriotike, i bëjnë nder Parlamentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, dhe të gjithë neve që punojmë në zbatim të ligjit. Andaj, edhe një herë i ftoj qytetarët të votojnë për Arben Dautaj, nr. 79!
SHPËRNDAJE