Shala: Dobrosheci e Godanci i thanë PO fitores së PDK-së

Banorët e fshatrave të Drenasit po i japin mbështetje të madhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj për deputet nga kjo komunë.

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, ka qëndruar në fshatrat Dobroshec e Godanc, ku kanë marrë mbështetje të fuqishme.

“Bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit sonte i thamë PO fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Në Dobrashec dhe Godanc sonte po ashtu morëm përgjegjësi dhe zotime të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe politike të vendi tonë, të cilin bashkë kemi çliruar dhe ndërtuar”, ka thënë Shala, shkruan Insajderi.

Sipas tij, aktualisht Kosovës i duhen njerës të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për qeverisje.

“Kosovës sot i duhen njerëz të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në qeverisje, sepse liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës janë amaneti më i madh që na lanë dëshmorët. #PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje”, ka shtuar ai. Insajderi.org

May be an image of 20 njerëz, people standing dhe E brendshme
May be an image of 5 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshmeMay be an image of 5 njerëz, people standing dhe E brendshme
SHPËRNDAJE