Bëri bujë deklarata e Ramiz Lladrovcit, kur tha se ka qenë nxënës problematik dhe se i ka rrahur djemtë e mahallave tjera apo edhe nganjëherë krejt shkollën.
Por duket se e vërteta nuk është siç e tregon kryetari i Drenasit, shkruan Gazeta Infokus.
Të kundërtën e saj po e thotë, Xhavit Drenori i cili njihet si kundërshtar politik i Lladrovcit.
Madje, Drenori që vjen nga një fshat ngjitur me katundin e Lladrovcit, ka thënë se “Ramizit nuk ja ka qit me u rre me të Dobershevcit”.
Drenori që ishte kandidat për kryetar të Drenasit, ka thënë se Lladrovci ka qenë një “rrebel” por jo i fuqishëm siç është shfaqur në intervistë. “Nuk jam gjeneratë e tij. Një e di që ka qenë problematik edhe se kanë lan me luajt. U kon një far rebeli por jo që ky e ka rre dikon…me do tontë s’ja ka qit kurrë; me do të Dobershevcit”, tha Drenori për Gazetën Infokus.
Sido që te jetë gjuha e Lladrovcit që flet me mburrje për problemet që ka shkaktuar në shkollë, për Drenorin është e papranueshme.
“Bile nga kapaciteti i Kryetari të komunës, është njeri numër 1 në komunë është 1-shi dhe po pasqyron 57 mijë banorë”, ka thënë Drenori i cili duke parë sjellët e Lladrovcit, po mendon që ta sfidoj në këto zgjedhje. “Kjo është edhe njëra ndër arsyejet pse unë i dal kundër…Jam duke shqyrtuar mundësinë të kandidoj si i pavarur me dal por ende nuk ka një vendim final” ka thënë ai më tutje për Infokus.
SHPËRNDAJE