Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ndodhi para pak çastesh në rrugën Komoran-Drenas.
Të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:00, në rrugën Komoran -Drenas, përkatësisht ne fshatin Zabel i ulët, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
SHPËRNDAJE