Ish deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ndodhet sërish në listën e kandidatëve për deputet.
Ai ka numrin 14 në listën të cilën e ka dorëzuar PDK në KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton DrenicaOnline.
Njoftimi i Shalës;
Të dashur qytetarë,
brenda listës zgjedhore të PDK-së emri im shenjohet nën numrin rendor 14.
Me shpalljen e kandidaturave ngadalë po nis edhe kjo kampanjë zgjedhore, prandaj qofshin me fat zgjedhjet e 14 shkurtit, suksese të gjithë atyre që janë në garë!