Drejtoresha Shqipe Zogu kandidate për deputete e PDK-së

Shqipe Zogu, drejtoresha për Rini e Sport në Komunën e Drenasit, është futur në listën e PDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

Ajo ka numrin 60 në listë dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve në këtë garë.

Njoftimi i plotë i saj:

Të dashur qytetarë,

Partia Demoktarike e Kosovës më ka nderuar me përfshirjen si kandidate për deputete në listën e saj me të cilën do të garoj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bazuar në kontributin familjar për lirinë e vendit, angazhimin e hershëm si aktiviste në këtë subjekt, përfaqësimin për dy mandate në Kuvendin Komunal të Drenasit, që nga viti 2013 deri 2019 dhe udhëheqjen për me shumë se dy vite të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Drenas, konsideroj se është përvoja ime aktive në vendimmarrje e cila në këtë sfidë më bënë të kërkoj mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës, për kandidatin e saj për Kryeministër Enver Hoxhajn dhe për mua, kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me numër 60.
#PDK #Rimëkëmbje
#EnverHoxhaj
#ShqipeZogu 60 ✅

SHPËRNDAJE