Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me nënkryetarin Arben Shala, priti në takim lamtumirës, togerin e KFOR-it LMT K9 nga Italia, Anthony Paciolla i cili ka përfunduar misionin në Kosovë.
Kryetari Lladrovci, ka falënderuar KFOR-in italian për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë publike në vend dhe përkrahjen ndaj Komunës së Drenasit.
Përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 nga Italia, kanë falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe, dhe kanë shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe me tutje në funksion të ruajtjes së sigurisë publike.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunim, KFOR-i Italian dhe kryetari Lladrovci kanë shkëmbyer dhurata.
SHPËRNDAJE