Ushtruesja në detyrë e presidentes Vjosa Osmani bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot kanë qëndruar në Drenas për të shpalosur dhe për të diskutuar bashkë programin qeverisës, transmeton DrenicaOnline.
Njoftimi i VV-së, Dega në Drenas:
Drenasi mirëpriti sërish kryeministrin Kurti. Sot gjatë ditës kryeministri në ardhje Albin Kurti shoqëruar nga ushtruesja në detyrë e presidentes Vjosa Osmani, kandidatët për deputetë: Enver Dugolli, Blerim Gashani,Gani Krasniqi, Faton Peci si dhe aktivistë të Qendrës- Drenas u takuan me qytetarët e Abrisë së Epërme,Baicës ,Poklekut e Komoranit për të shpalosur e diskutuar bashkë programin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të cilin tashmë këta qytetarë janë të bindur që është i vetmi program që mund t’iu ofroj trajtim dinjitoz,barazi e zhvillim ekonomik.
Këto fshatra dhe jo vetëm treguan gatishmërinë dhe vullnetin për ti dhënë mbështetjen e tyre fitores së madhe plebishitare të 14 shkurtit.