Si pasojë e breshrit dhe reshjeve të shiut gjatë ditës së premte (16 korrik), në disa fshatra të Komunës së Drenasit, janë shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve.
Përveç në kultura bujqësore, dëme janë shkaktuar edhe objekte banimi e vetura kryesisht janë shkaktuar në Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Gradicë, Likozhan e Çikatovë e Vjetër e disa fshatra të tjera.
Komuna e Drenasit ka të formuar Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe ju njoftojmë të gjithë të dëmtuarit e datës 16/07/2021 që kërkesën për vlerësimin e dëmeve (të bashkangjitur fotot) të adresojnë në Komunë tek komisioni deri të Hënën (26.07.2021) në ora 16:00.
Në bazë të kërkesave të cilat do të adresohen nga të dëmtuarit, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do të dal në terren për t’i vizituar fermerët dhe ekonomitë familjare që janë dëmtuar dhe pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, do të hartohet raporti përfundimtar i cili do të përcjellët në nivelin qendror, përkatësisht në Ministrinë e Bujqësisë për mundësinë e kompensimit.
Komisioni është duke punuar në vazhdimësi në terren edhe gjatë ditëve të vikendit në vlerësimin e dëmeve sipas kërkesave.
SHPËRNDAJE